Detajet/ Shqiptari plagoset rëndë, kërkoi t’i ikë aksionit policor

Detajet/ Shqiptari plagoset rëndë, kërkoi t’i ikë aksionit policor

19:19, 19/12/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Belgjikë. Një shqiptar në përpjekje për tu arratisur gjatë një aksioni të policisë, ka rënë nga një çati duke pësuar dëmtime të rënda. Ngjarja ka ndodhur gjatë aksionit policor për kapjen e një bande shqiptare të drogës, në Grimbbergen në shtetin belg.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 100.000 euro, mjete motorike, 20 kg kokainë me vlerë prej një milionë euro, si dhe u arrestuan 11 persona.

Zëdhënësi i Policisë Gjyqësore në Halle-Vilvoorde, tha për media se në këtë operacion u arrestuan 9 burra dhe dy gra.

Banda akuzohet për transportimin e kokainës në një flotë kamionësh të pajisur me ndarje të fshehura.

Shumica e dërgesave besohet të jenë bërë në Itali, ku policia italiane gjithashtu kreu kontrolle.

Policia do të hetojë gjithashtu një lidhje të mundshme me vrasjen në prill të një pronari shqiptar restorantesh në Strombeek, një pjesë e komunës së Grimbergen.

Vrasësi u kap menjëherë, dhe krimi u mendua se kishte të bënte me botën e drogës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco