A ka rënë numri i vdekjeve?/ Mjeku: Njerëzit po i marrin bombolat e oksigjenit në familje

A ka rënë numri i vdekjeve?/ Mjeku: Njerëzit po i marrin bombolat e oksigjenit në familje

18:55, 19/12/2020
A+ Aa A-

Ndërsa shifrat e Covid raportohen disi më të ulëta, për situatën aktuale ishte i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në Neës24, mjeku i Urgjencës në QSUT, Ilir Allkja.

Ky i fundit tha se shifrat nuk kanë rënë, por është besimi i qytetarëve që është ulur e nuk po shkojnë më në spitale. Ai foli edhe për situata të tilla, ku brenda një shtëpie ka pasur katër familjarë me bombola oksigjeni.

Ka rënie e numrit të urgjencave me Covid, po ashtu edhe shifrat, si e gjykoni ju?

Ilir Allkja: Kjo është pjesa e dukshme e sëmundjes që ka pllakosur globin, nuk ka më ambulanca në radhë, ka më pak vdekje, raportime, por në praktikë unë ndesh me të njëjtin numër rastesh me shumë të rënduara, e rëndë është që shumë të sëmurë nuk pranojnë të hospitalizohen.

Pra shkojnë me vonesë?

Ilir Allkja: Po, ka rënë presioni në spitalet Covid se nga rrethet nuk po vijnë më, po trajtohen atje, pra nuk transportohen. Gjë e mirë nuk është trajtimi i të sëmurëve në shtëpi. Në një shtëpi kam gjetur deri në 4 aparate oksigjeni, një infermiere që hyn dhe ju bën injeksione. Kjo nuk na bën krenarë përballë situatës. Këto raste janë për spital. Rastet e shtëpisë që transportojmë janë kandidatë për intubim, i kam gjetur edhe me saturim 44. Kam plot raste që firmosin shtrimin dhe thonë dua të vdes në shtëpi jo në spital. Për këtë e kanë fajin teoritë idiote që kanë dalë se gjoja në spital nuk të shërbejnë. Gjej rastin të përsëris dhe të them se të gjithë duhet të kenë besim tek mjekët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco