Jul Deda thumbon Altin Bashën: Servil, firma për prishjen e Teatrit Kombëtar, rruga për drejtor

Jul Deda thumbon Altin Bashën: Servil, firma për prishjen e Teatrit Kombëtar, rruga për drejtor

14:13, 06/12/2020
A+ Aa A-

Aktori i humorit, Julian Deda ka dalë në mbrojtje të Kico Londos i cili u shkarkua nga detyra si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental. Deda e quan Altin Bashën, ish regjizorin e ‘Portokalli’ si servil dhe lëpirës pasi mori atë post.

Ndër të tjera, në postimin e bërë në ‘Facebook’, aktori i humorit shkruan se Kiço i dha korent mikrofoneve të protestës ndërsa Altini bëri foto me Erjon Veliajn si dhe firmosi prishjen e Teatrit.

‘Ja pra more miq, si “shperblehet” puna dhe te qenit i drejte dhe profesionist ne rastin e Kiços dhe si shperblejet lepirja dhe servilizmi ne rastin e Altinit. Kiço i dha korent mikrofoneve te protestes, ndersa Altini doli ne foto me Erion Fikun dhe firmosi prishjen e Teatrit’, thuhet në postimin e Julian Dedes

Kiço Londo është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Basha, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave i datës 2 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco