‘Peshkaqeni’ ynë ..../ Çfarë shkruajnë miqtë për kampionin e madh të notit që vdiq nga Covid

‘Peshkaqeni’ ynë ..../ Çfarë shkruajnë miqtë për kampionin e madh të notit që vdiq nga Covid

13:43, 06/12/2020
A+ Aa A-

Dita e sotme shënoi një tjetër humbje në radhët e sportistëve. Ilir Gjebrea, ish-rekordmen noti i njohur ndryshe si ‘Peshkaqeni’ për aftësitë e tij si notar, humbi jetën nga Covid.

Nipi i tij Edmond Prifti, në një status të ndjerë për dajën e tij të humbur shkruan ndër të tjera se ‘Peshkaqeni ynë, Gjiganti, daja im i shtrenjtë, si munde ta bëje këtë o Kampioni Ilir Gjebrea të mos luftoje me Covidin, kur ti e mushkëria jote, zemra e madhe, luftoi e mori rekorde dhe dhjetëra medalje?

‘Peshkaqeni ynë, Gjiganti, daja im i shtrenjtë, si munde ta bëje këtë o Kampioni Ilir Gjebrea të mos luftoje me Covidin, kur ti e mushkëria jote, zemra e madhe, luftoi e mori rekorde dhe dhjetëra medalje?

Me ty që u rrita duke dëgjuar historitë e notit, çunave të liqenit, të medaljeve që i mbaje ne kavanozë...ti që mbaje në këmbë gjithë lagjen...historitë e tua te pafundme që i dinte gjithë Shqipëria...nuk di sa mund të shkruhet për ty...e mua nuk më besohet se po shkruaj për atë dajën tim, legjendën, mbi këtë fotografi të fundme...’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco