Ekzekutim mafioz në kryeqytetin shqiptar/ Një shtetas i huaj ekzekutohet brenda makinës

Ekzekutim mafioz në kryeqytetin shqiptar/ Një shtetas i huaj ekzekutohet brenda makinës

12:48, 06/12/2020
A+ Aa A-

Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje.

Dyshimi është se autori dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari e ka qëlluar nga mbrapa viktimën  me armë zjarri.

Viktima është një mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe edhe specialistè për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vendngjarjes.

Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik.

Dyshimet jane se viktima është një shtetas i huaj. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco