Tërmeti në të njëjtin vend me atë të 26 nëntorit, flet Sizmologu Koçi: Nuk ka vend për alarm

Tërmeti në të njëjtin vend me atë të 26 nëntorit, flet Sizmologu Koçi: Nuk ka vend për alarm

11:17, 06/12/2020
A+ Aa A-

Durrësi u lëkund mëngjesin e sotëm nga një tjetër tërmet me magnitudë 5 ballë, në të njëjtën zonë ku është regjistruar tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit – në veri të Ishmit, Durrës.

Por a ka vend për t’u shqetësuar? Sizmologu Rexhep Koçi, në një prononcim  për ABC News, thotë se nuk ka vend për alarm.

“Ky tërmet është në atë zonë që ka qenë edhe ai i 26 nëntorit…Kjo zonë herë pas herë ka emetuar tërmete të tilla, kështu që nuk është ndonjë gjë për t’u alarmuar. Të gjithë tërmetet si ai pas tërmeteve të 26 nëntorit, këtë rrjedhojë kanë. Nuk duhet të ketë asnjë shqetësim”, – u shpreh sizmologu Koçi.

Ai shtoi se asnjë nga pasgoditjet që do të vijojnë nuk do të jetë më e madhe se ajo që preku Durrësin dhe Thumanën vitin e kaluar.

Risjellim në vëmendje se më 26 nëntor 51 persona humbën jetën, dhjetra të tjerë u plagosën, dhe qindra shtëpi u shkatërruan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco