Tërmeti u ndje edhe në Mal të Zi, publikohen të dhëna shtesë

Tërmeti u ndje edhe në Mal të Zi, publikohen të dhëna shtesë

09:28, 06/12/2020
A+ Aa A-

Një lëkundje sizmike u regjistrua këtë mëngjes të diele 6 dhjetor në orën 08.20.

Shërbimi sizmologjik europian EMSC njofton se tërmeti përfshiu Shqipërinë dhe Malin e Zi pasi edhe pse epiqendra ishte në Shqipëri, u ndje edhe tek shteti fqinj.

Thellësia e tërmetit ishte vetëm 5 kilometra.

Ai u lokalizua 27 km larg Durrësit dhe 17 km larg Laçit.

Raportohet se tërmeti u ndje gjerësisht në Shqipëri.

Një ditë më parë u regjistruan 4 tërmete në jug të vendit, me epiqendër pranë Himarës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco