Makina del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Makina del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

16:14, 05/12/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në  në ‘Rrethrrotullimin e Patosit’ ku një makinë ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:20, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Patosit", shtetasi O. S., 27 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco