Ekzekutimi/ I preu rrugën një person me elektrik, polici hapi xhamin...

Ekzekutimi/ I preu rrugën një person me elektrik, polici hapi xhamin...

15:38, 05/12/2020
A+ Aa A-

Dalin në dritë të tjera detaje nga vrasja e efektivit të policisë, Xhulio Prela. 26-vjeçari ka qenë në Rinas për të marrë një shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia së bashku me të motrën.

Në mesnatë është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër. Menjëherë më pas ai është kthyer dhe gjatë rrugës Lezhë-Milot ka parë një automjet, ku një person që kishte dalë nga makina, i preu rrugën. Ai kishte një eletrik dore dhe po i dërgonte sinjal me dritë Prelës që të ndalonte.

Pasi ndaloi, personi me elektrik ju afrua tek dera e pasagjerit. Xhulio Prela hapi xhamin dhe disa sekonda më pas ai ka tentuar të largohet kur në ato momente i është afruar një person tjetër, duke e qëlluar me një plumb në zemër.

Në gjaknxehtësi e sipër, 26-vjeçari i ka dhënë gaz makinës dhe atentatori ka gjuajtur edhe dy herë të tjera me pistoletë të tipit TT. Njëri plumb ka kapur xhamin e prapmë të automjetit, ndërsa tjetri ka kapur targën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco