Vrasja e efektivit/ Flasin personi që mori me makinë dhe kreu i FNSH

Vrasja e efektivit/ Flasin personi që mori me makinë dhe kreu i FNSH

15:03, 05/12/2020
A+ Aa A-

Drejtori i FNSH-së Shkodër, Hamdi Shullani e ka përshkruar si një djalin më inteligjent të repartit të tij, efektivin Xhulio Prela, i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit në Lezhë.

Në një prononcim për ABC, Shullani thotë mes të tjerash se 26-vjeçari ishte një ndër personat e rrallë që ai ka takuar, ndërsa shton se nuk e di si e ka pasur situatën, duke ua lënë në dorë autoriteteve.

“Njihej si efektivi më i mirë i repartit të Shkodrës. Vazhdonte Akademinë e Sigurisë. Një djalë me inteligjencë të lartë. Nuk kam fjalë për të shprehur keqardhjen. Nuk gjej dot fjalë. Pjesën tjetër nuk e di, janë autoritetet që do flasin. Ndër djemtë e rrallë që kam takuar në Policinë e shtetit. Si e ka patur situatën nuk e di. Deri në momentet që ka mbyllur sytë unë e kam njohur kështu”, thotë kreu i FNSH për ABC.

Sipas burimeve, Xhulio Prela ka qenë në Rinas për të marrë një shokun e vëllait të tij, i cili vinte nga Anglia së bashku me të motrën. Në mesnatë është kthyer me ta nga aeroporti dhe i ka dërguar deri në Shkodër. Menjëherë më pas ai është kthyer dhe gjatë rrugës Lezhe-Milot tek sa po kalonte ka parë një automjet, ku një person që kishte dalë nga makina po ia bënte me drita me një elektrik dore.

Report Tv zbardh dëshminë e shokut të Xhulio Prelës, i cili erdhi nga Anglia dhe u nis nga Rinasi drejt Shkodrës më makinën e efektivit të FNSH-së. Shoku shprehet se gjatë rrugës Xhulio nuk ishte i shqetësuar dhe as nuk foli në telefon. Për shkak të kufizimit të  lëvizjes pas orës 22, duke qene se ishte efektiv policie e kishte marre ai përsipër për ta çuar në zonën e Shkodrës. E ka dërguar në një fshat të Njesisë Administrative Hajmel dhe më pas është kthyer.

 "Mora Xhulion për shkak se kufizohej lëvizja pas orës 22:00 ai ishte polic dhe mund të lëvizte pas orës 22:00. I kërkova të qëndronte tek unë, por nuk pranoi. Gjatë rrugës nuk shfaqi ndonjë shqetësim dhe as nuk ka folur në telefon", ka thënë shoku i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco