Babai i policit të vrarë: Para dy vitesh ka pasur një përplasje

Babai i policit të vrarë: Para dy vitesh ka pasur një përplasje

14:34, 05/12/2020
A+ Aa A-

Pas vrasjes në orët e para të kësaj të shtune te efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, 26-vjeç, në një atentat që duket të jetë i mirëorganizuar, flet për “News 24” dhe “BalkanWeb” babai i të ndjerit.

Martin Prela, babai i Xhulios kërkon me ngulm zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë.

I ati hedh dritë mbi një konflikit të tijin para dy vitesh, ndërsa shton se pikërisht për shkak të këtij problemi edhe ka kërkuar transferim në Shkodër.

“Lajmin e mora në 5 të mëngjesit nga nipi im. Më thanë ka bërë aksident, nuk ma treguan të vërtetën. Pastaj kur u afruam, më thanë që e kanë vrarë. Me djalin hëngrëm darkë, ishte i qetë. U zgjua herët e iku në Rinas, mori një mikun e tij që vinte nga jashtë dhe e çoi në Shkodër. Kur u kthye për të ardhur në shtëpi, ndodhi ngjarja. Jam i tronditur. Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri.

Djali ishte i fejuar. Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë, sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Mbase është ky konflikt, nuk e di. I bëj apel policisë ta zbardhë ngjarjen. Ta gjej kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është një lloj lehtësimi për mua”, shprehet babai i Xhulio Prelës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco