Inskenoi vdekjen për të shpëtuar nga shqiptarët, dënohet me 4 vite

Inskenoi vdekjen për të shpëtuar nga shqiptarët, dënohet me 4 vite

13:38, 05/12/2020
A+ Aa A-

Një trafikant i njohur droge në Belgjikë është dënuar me burg pasi inskenoi disa foto ku thuhej se ishte torturuar për vdekje nga armiqtë e tij.

Gabriel C u dënua me katër vite burg pasi tentoi që të merrte 113 kg kokainë nga porti i Antverpës në vitin 2016.

Sipas 'The Sun', trafikanti i njohur edhe si ‘Gishta-Sfungjeri’ inskenoi vdekjen e tij dy herë për të shpëtuar nga një grup kriminal shqiptar i pamëshirshëm.

Gabriel C thuhet se u ka vjedhur shqiptarëve një ngarkesë droge. Në kërkim të drogës, grupi i shqiptarëve sulmoi me kallashnikov dhe granata dore disa magazina dhe banesa.

Fillimisht Gabriel C inskenoi vdekjen e tij në një liqen të Gambias në Afrikë.

Kur kjo përpjekje nuk dha rezultat, ai publikoi disa foto ku dukej ai i ‘torturuar’ për vdekje.

Ai u dënua në mungesë. Avokati tha se klientit të tij i vjen keq për këto veprime dhe se gruaja dhe djali i tij 3-vjeçar e kanë mësuar se çfarë do të thotë të marrësh përsipër përgjegjësitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco