EMRI/ I infektuar prej një muaji, vdes muzikanti i njohur shkodran

EMRI/ I infektuar prej një muaji, vdes muzikanti i njohur shkodran

11:59, 05/12/2020
A+ Aa A-

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare muzikanti shkodran Sokol Marku.

Prej një muaji, ai po luftonte në betejën për jetën, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Muzikanti i njohur ishte dërguar së fundmi në Turqi për mjekim të specializuar, por nuk arriti ta fitonte këtë betejë.

Prej vitit 2009, deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i shkollës së muzikës në Shkodër “Prenk Jakova”.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u bë i ditur në rrjetet sociale nga miku i tij, kompozitori Gjon Shllaku, i cili shkruan: “natën e emnit tand u ndave nga kjo jetë, shok e mik i paharrueshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vdiq, kush, deputet, doktorr, muzikant etj?05/12/2020 21:48

Juve te nderuar te ketij portali, jepni te gjithe emra te njohur, se jane njerez edhe keto, edhe pse te verferit kane krijuar nje urrejtje here te drejte dhe here te padrejte kunder njerezeve me pushtet. Deri tani keni dhe vdekje te njerezeve me pozite dhe te gjithe per ti kuruar Turqi itali dhe gjetke. Nga vdekja nuk shpeton kush, nuk ka rendesi se je I pasur apo me pozite. Juve duhet ta dini qe vdekja ju kaplon dhe gjykimi na pret. Andaj eshte koha dhe indikatoret qe njerezit ta kuptojne qe ku Zoti te therret shpirti te leshon

Shto koment

Denonco