VIDEO/ Vrasja e efektivit të FNSH, identifikohet mjeti nga u qëllua

VIDEO/ Vrasja e efektivit të FNSH, identifikohet mjeti nga u qëllua

11:28, 05/12/2020
A+ Aa A-

Një punonjës i forcave të të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit. Sipas njoftimit të Policisë, 26-vjeçari Xhulio Prela, ka qenë duke lëvizur më makinë në momentin që është ekzekutuar me armë zjarri.

Mësohet se 26 vjeçari Xhulio Prela, banonte në Rrilë dhe ishte me origjinë nga Puka. Ai ka qenë duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit, dhe në autostradën Milot – Lezhë është qëlluar nga një automjet tjetër, të cilin policia e ka identifikuar. Në vendngjarje janë zbuluar 3 gëzhoja armë zjarri.

Efektivi i policisë ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në superstradën Lezhë-Milot, kur është qëlluar me armë. Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco