EMRI/ Vala e krimit, ja kush është kambisti që u grabit sot

EMRI/ Vala e krimit, ja kush është kambisti që u grabit sot

11:22, 05/12/2020
A+ Aa A-

Vendi është përfshirë prej ditësh nga një valë krimesh, ku bien në sy vrasjet dhe grabitjet.

Mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës ra pre e grabitjes një kambist.

Burimet bëjnë me dije se ai ësht 30-vjeçari Erion Renja. Ai punon si kambist në qytet dhe si gjithmonë këtë mëngjes ishte nisur për në punë.

Por dy persona ende të paidentifikuar në afërsi të banesës së tij në lagjen 18 të qytetit, i kanë prerë rrugën dhe me dhunë i kanë marrë nga dora çantën me para.

Nuk dihet ende shuma që kishte i riu me vete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco