Fundjava, fluks i madh nga Kosova drejt Shqipërisë

Fundjava, fluks i madh nga Kosova drejt Shqipërisë

10:49, 05/12/2020
A+ Aa A-

Ashtu siç tashmë është bërë rutinë çdo fundjavë, pavarësisht nga situata e rënduar e Covid-19, edhe kjo e shtunë po karakterizohet nga një fluks të lartë i lëvizjes së mjeteve dhe të qytetarëve nga Kosova në pikën kufitare të Morinit.

Duket se për këtë ka ndikuar edhe moti i mirë i kësaj dite për të shtunë, që shqiptarët e Kosovës të vërshojnë drejt bregdetit tonë.

Sipas një njoftimi të Policisë Kufitare, deri në orën 09:00 të mëngjesit kaluan më shumë se 1700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Gjithashtu mësohet se Policia Kufitare po punon me 4 sportele, për të shmangur radhët e gjata. Ndërkohë fluks mjetesh e qytetarësh është vënë re edhe në drejtim të Kosovës. Por ndryshe nga Kosova, në vendin tonë masat kufizuese janë më të lehta se sa ato në Kosovë, ndaj dhe njëri prej shkaqeve të udhëtimit është edhe ky fakt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco