Zvicra përditëson listën e shteteve me rrezikshmëri për Covid-19, ja ku rendit Shqipërinë dhe Kosovën

Zvicra përditëson listën e shteteve me rrezikshmëri për Covid-19, ja ku rendit Shqipërinë dhe Kosovën

09:46, 05/12/2020
A+ Aa A-

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrëzikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 14 dhjetor 2020, shkruan albinfo.ch.

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet Ballkanike që nuk janë në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën. me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërkohë shtetet ballkanike që janë në listën e rrëzikshmërisë sipas raportit të BAG: janë Maqedonia Veriore, Mali i Zi, dhe Serbia.

Ndërkohë shtetet tjera me potencial rreziku për Zvicrën janë edhe Andorra, Gjorgjia, Jordania, Kroacia, Luksemburgu, Polonia, Portogalia, Slovenia, San Marino, Shtetet e Bashkuara, dhe disa Zona të Austrisë, Italisë dhe Francës.

Në Zvicër ekziston një kërkesë karantine për udhëtarët nga vende dhe zona të caktuara. Lista e këtyre shteteve dhe territoreve do të azhurnohet në 14 Dhjetor. Një rezultat negativ i testit nuk heq karantinën.

Për më shumë informacione rreth shteteve:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco