Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Të reja nga vrasja e policit: Ç'panë dëshmitarët para shkëmbimit të zjarrit në autostradë

Të reja nga vrasja e policit: Ç'panë dëshmitarët para shkëmbimit të zjarrit në autostradë

09:33, 05/12/2020
A+ Aa A-

SYRI TV mëson se vrasja e policit Xhulio Prela në fshatin Gajush të Lezhës ka ndodhur pranë një karburanti.

Dy makina që kanë qënë me drejtim Milot - Lezhe kanë ndaluar rreth 50 metra larg karburantit.

Pasi kanë qëndruar disa minuta ndaluar, dëshmitarë okularë kanë treguar në Polici se është qëlluar me armë nga të dyja mjetet.

Më pas, ato janë nisur me shpejtësi drejt Lezhës, por makina e policit Prela që ecte me 130 km/orë ka dalë nga rruga, duke hyrë në një arë dhe ka përfunduar e përplasur me shtyllën.

Kjo ngjarje është parë nga punonjësit e karburantit, ndërkohë që në zonë ka dhe shumë kamera të bizneseve që mund ta kenë xhiruar skenën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco