FOTO/ E qëlluan me tri plumba: Ky është polici i FNSH së Shkodrës dhe vendi ku u vra

FOTO/ E qëlluan me tri plumba: Ky është polici i FNSH së Shkodrës dhe vendi ku u vra

07:57, 05/12/2020
A+ Aa A-

Xhulio Prela, efektivi 26-vjeçar i vrarë në orën 2:20 të mëngjesit të sotëm në aksin Milot-Lezhë është qëlluar me tri plumba nga një makinë në lëvizje. Një prej plumbae e ka marrë në gjoks, të riun me origjinë nga Puka, me banim në Tiranë. Sipas burimeve, Policia e ka identifikuar makinën prej nga është qëlluar.

Xhulio Prela ishte student në vitin e tretë në Akademinë e Policisë në kryeqytet. Ai ka punuar dy vjet në komisariatin e Lezhës dhe prej nje viti, punonte tashmë në FNSH e Shkodrës.

Makina e tij tip Volkwagen është gjetur në aksin e rrugës Milot-Lezhë pranë fshatit Gajush.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes dhe portreti i viktimës:

Image

 

Image

 

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco