Policia: Efektivi i FNSH i vrarë në aksin Milot-Lezhë, çfarë po dyshojnë hetuesit

Policia: Efektivi i FNSH i vrarë në aksin Milot-Lezhë, çfarë po dyshojnë hetuesit

07:28, 05/12/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka dhënë hollësi mbi vrasjen e policit Xhulio Prela, 26 vjeç, në aksin rrugor Milot-Lezhë. Sipas saj, Prela është vrarë me armë zjarri.

Policia tha se “më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkswagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.”"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco