Atentati mafioz ndaj ‘Leksit të Druve’ pas konfliktit me ish-deputetin e PS

Atentati mafioz ndaj ‘Leksit të Druve’ pas konfliktit me ish-deputetin e PS

22:35, 04/12/2020
A+ Aa A-

Nga Elton Qyno

Zbardhen detaje të reja dhe motivet e atentatit mafioz të ndodhur në zonën e Lezhës, kundër Aleksandër Dedajt,një personazh ky jo i panjohur për policinë kriminale të Lezhës.

Deda, mbrëmjen e 1 dhjetorit 2020 është qëlluar me breshëri automatiku, ku si pasojë ai ka marrë 3 plumba në trup, dhe fatmirësisht është shëndoshë e mirë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shkak i këtij atentati rezulton të jetë bërë një konflikt mes të plagosurit, Aleksandër Deda dhe një ish-deputeti të PS në zonë.

Vetë Aleksandër Deda, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke mos treguar shumë detaje rreth asaj që ka ndodhur në datën 1 dhjetor dhe para kësaj date.

Ndërkohë për sa i përket makinës që përdorën qitësit, mjeti tip ‘Audi’ është gjetur pranë urës së vjetër të Matit, afër Laçit. Ky mjet sipas burimeve të policisë rezulton i vjedhur në qytetin e Lushnjes, disa javë më parë.

Po kështu edhe targat e makinës rezultonin të vjedhura në qytetin e Lezhës. Autorët janë kujdesur me detaje për të organizuar këtë atentat, por këtë rradhë fati ka qënë me Aleksandër Dedën. Ndërkohë nga këqyrja e automjetit të djegur, policia ka gjetur totalisht të shkatëruar automatikun kallashnikov dhe një sasi gëzhojash ta plasura brenda në makinë.

Një provë me vlerë e gjetur shumë pranë makinës ka qenë dhe një telefon celular, i cili është sekuestruar i padëmtuar dhe sipas burimeve ka shumë gjasa që ti ketë rënë njërit prej autorëve në largim e sipër, duke hipur në makinën apo motorin që i priste në vendin ku qitësat dogjën makinën.

Ky telefon tashmë është prova gjenerale e këtij hetimi, nga ku shpresohet që policia dhe prokuroria e Lezhës, të bien në gjurmët e personave që kryen atentatin mafioz kundër Aleksandër Dedës. Ndërkohë për policinë e Lezhës, i palgosuri Aleksandër Deda, është një personazh i njohur.

Sipas burimeve Deda, rezulton i dënuar në Itali, ndërkohë gëzon disa pasuri të konsiderueshme në Lezhë e Shëngjin. Pjesën më të madhe të pasurisë Aleksandër Deda, e ka në emër të vëllait të tij, Bledar Deda.

Ky i fundit dhe vetë Aleksandër Deda, janë hetuar për pastrim parash, ku prokuroria mundi t’i sekuestrojë një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 1146.6 m2 në qëndër të Lezhës, mbi të cilën është realizuar një ndërtim shumë i kontestueshëm dhe që për dhënien e lejes së këtij objekti në Lezhë, një ish-kryebashkiak ndodhet në hetim nga prokuroria e qytetit. /Shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco