FOTO/ Vrau me thikë vajzën 7-vjeçare, shqiptarja shpallet e pafajshme në gjyq

FOTO/ Vrau me thikë vajzën 7-vjeçare, shqiptarja shpallet e pafajshme në gjyq

13:36, 04/12/2020
A+ Aa A-

Një grua shqiptare, Eltiona Skana, 30 vjeç, u shpall e pafajshme për vrasjen e një vajze 7-vjeçare nga gjykata e Boltonit, Angli, edhe pse pranoi se i kishte prerë fytin me thikë vajzës së vogël.

Pafajësia e shqiptare u shpall bazuar mbi përgjegjësinë e minimizuar, për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Queen’s Park në Bolton, më 22 mars të këtij viti, kur vogëlushja Emily Jones, e cila po luante me një scooter, po i thërriste nënës së saj, Sarah Barnes, e cila po bënte joga aty pranë, ndërkohë që vajza kishte dalë me të atin, Mark Jones. Kur Emily, duke vrapuar drejt nënës, kaloi pranë stolit ku ishte ulur Skana, kjo e fundit e fundit u ngrit papritur, e mbërtheu vajzën dhe i preu fytin.

Vajza e vogël vdiq pas një ore e gjysmë në Salford Royal Hospital, ku mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Juria në gjyq dëgjoi se si Skana, e cila ka shkuar në Angli bashkë me familjen më 2014, ka një histori sëmundjesh mendore. Më 2017, ajo kishte goditur me thikë nënën, e në një incident tjetër edhe motrën e saj, dhe ka qenë tri herë e shtruar në psikiatri.

Nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar deri më 11 mars, ajo nuk ka pasur asnjë kontakt ballë për ballë me kujdestarët e shëndetit mendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t04/12/2020 15:12

Englezet qenkan ma m....se ne qe len nje te tille te bredh lirshem

Shto koment

Denonco