EMRI/ 49-vjeçares fierake i sekuestrohen 1.5 milionë Euro pasuri

EMRI/ 49-vjeçares fierake i sekuestrohen 1.5 milionë Euro pasuri

08:30, 04/12/2020
A+ Aa A-

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.500.000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit. Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme të shtetases Rudina Zeno, 49 vjeçe, banuese në Fier, ku vlera totale e pasurive të sekuestruara në Vlorë dhe Pogradec shkon rreth 1.500.000 euro, konkretisht:

• Një bar restorant në Skelë, Vlorë;

• Një apartament në Vlorë;

• Një apartament në Pogradec;

• Një automjet tip "Benz".

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale u finalizua operacioni policor i koduar "Kuadrati".

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.500.000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Kuadrati", si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, datë 26.11.2020, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetases R. H.,(Z)., 49 vjeçe, banuese në Fier.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, ku vlera totale e pasurive të sekuestruara në Vlorë dhe Pogradec shkon rreth 1.500.000 euro, konkretisht:

• Një bar restorant në Skelë, Vlorë;

• Një apartament në Vlorë;

• Një apartament në Pogradec;

• Një automjet tip "Benz".

Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Shaban Zenaj, i ekstraduar në Itali, është dënuar nga autoritetet italiane me 14 vjet burg.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal, ndaj shtetasit Shaban Zenaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco