Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

EMRI/ Deti nxjerr në breg trupin e pajetë të 32-vjeçarit

EMRI/ Deti nxjerr në breg trupin e pajetë të 32-vjeçarit

08:17, 04/12/2020
A+ Aa A-

Një peshkatar 32-vjeçar ishte zhdukur prej disa ditësh pasi kishte shkuar të peshkonte në zonën e Currilave. Ai ishte identifikuar si Silvi Prifti. I riu kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti, por nuk është kthyer më në shtëpi. Ndërkohë policia ka njoftuar sot se është gjetur në breg trupi i pajetë i një shtetasi të seksit mashkull.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen”.

Ja njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco