Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mbyllet kopshti në Skrapar/ Karantinohet stafi, 2 edukatore ‘pozitive’. T? infektuar mësues dhe zyrtarë

Mbyllet kopshti në Skrapar/ Karantinohet stafi, 2 edukatore ‘pozitive’. T? infektuar mësues dhe zyrtarë

21:12, 03/12/2020
A+ Aa A-

Infektimet në arsim nuk janë ndalur nga dita në ditë në qarkun e Beratit.

Edhe ditën e sotme, mes të infektuarve me Coronavirus regjistrohen mësues dhe edukatorë në Berat e Skrapar.

Në qytetin e Skraparit janë konfirmuar sot të infektuara me Covid-19 dy edukatore në kopshtin nr.1 në këtë qytet.

Pas infektimit të 2 edukatoreve, kopshti është dezinfektuar dhe mbyllur.

I gjithë stafi (edukatore, sanitare dhe kuzhiniere) është karantinuar dhe do ti nënshtrohet tamponit.

Në qytetin e Beratit janë konfirmuar sot "pozitiv": 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare "Mehmet Ali Vrioni", 1 mësuese në shkollën e muzikës "Ajet Xhindole" dhe 1 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Drenovicë.

Edhe në institucionet vendore kanë vijuar infektimet me coronavirus, ku vetëm sot janë konfirmuar "pozitivë": 1 specialist në Prefekturën e Beratit, 1 punonjëse në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore dhe 1 specialist në Drejtorinë e Transportit Rrugor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco