Kapet kokainë në Greqi/ Arrestohen 6 shqiptarë, plagoset rëndë oficerja e policisë

Kapet kokainë në Greqi/ Arrestohen 6 shqiptarë, plagoset rëndë oficerja e policisë

20:23, 03/12/2020
A+ Aa A-

Një operacion i gjerë anti-drogë është kryer nga policia grek në Vula.

Në këtë operacion deri tani mësohet se janë arrestuar 6 shtetas shqiptarë si është sekuestruar në një automjet 1 kg kokainë dhe disa rrënjë cannabis sativa.

Gjatë operacionit, janë plagosur dy efektivë të policisë greke.

Ata kane qenë duke ndjekur me motorr automjetin e dyshuar, kur janë goditur nga një makine civile.

Si pasojë është dëmtuar rëndë një efektive femër policie dhe më lehtë kolegu i saj mashkull.

Mediat raportojnë dhe për një ndërhyrje të forcave speciale greke EKAM në një banesë në Vula, ku është arrestuar një shqiptar, i konsideruar si një nga drejtuesit kryesorë të trafikut të kokainës dhe hashashit nga Shqipëria në Greqi dhe atij i është sekuestruar një pistoletë, megjithatë është ende e paqartë nëse dy operacionet kane lidhje me njera-tjetrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco