FOTO/ Krimi në Santorini: Shqiptari 20-vjeçar nesër në zyrën e prokurorit, ja çfarë do të pretendojë

FOTO/ Krimi në Santorini: Shqiptari 20-vjeçar nesër në zyrën e prokurorit, ja çfarë do të pretendojë

19:58, 03/12/2020
A+ Aa A-

Vrasësi 20 - vjeçar shqiptar i hotelierit 69- vjeçar në Santorini do të dërgohet në zyrën e prokurorit të Naxos nesër, të premten.

I riu, i shoqëruar nga avokati i tij, Apostolos Lytras, do të hipin në anije në orën 12:15, në mënyrë që të dërgohen në gjykatë.

Sipas informacioneve mësohet se 20 vjeçari do të pretendojë se ai nuk kishte ndërmend të vriste hotelierin dhe se ai shkoi për të kërkuar 200 euro që i detyrohej nga punët  e ndryshme që ai kishte bërë në hotelin e tij.

Protothema.gr ndërkohë sjellë foto nga vendi i ngjarjes  në hotel Oia.

Fotoja e parë tregon derën dhe shkallët ku 69-vjeçari ra dhe goditi kokën, si rezultat i së cilës ai humbi jetën.

Ndërsa në foton e dytë shihet gjak  në mur.

Autori i krimit, 29 vjeçari shqiptar pas vdekjes së 69-vjeçarit, e tërhoqi atë zvarrë brenda dhe në gjendje shoku e goditi me një shkop pastaj e tërhoqi përsëri në një hapësirë të ngushtë ngjitur me recepsionin, e "lau" me vodka dhe i vuri flakën.

Trupi i 69 vjecarit  u dogj deri në mëngjesin e vonë të së nesërmes.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco