VIDEO tronditëse/ Dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit në Brazil

VIDEO tronditëse/ Dalin pamjet e ekzekutimit të shqiptarit në Brazil

19:51, 03/12/2020
A+ Aa A-

Mediat braziliane kanë publikuar pamjet e momentit kur u ekzekutua shqiptari Ilir Zelka në São Paulo dy ditë më parë në një restorant.

Në video duket momenti kur shqiptari futet për të konsumuar mëngjesin, ndërsa disa sekonda më pas vjen autori. I veshur me rozë, po ashtu edhe kokoren, të cilën ai e heq vetëm në një moment, autori afrohet pranë vendit ku ishte ulur shqiptari dhe e qëllon nga jashtë xhamit. 

47-vjeçari shqiptar rrëzohet nga karrigia dhe tenton që të fshihet. Më pas autori largohet me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët.

Ndërkohë që pamjet kanë fiksuar edhe momentin që stafi i terrorizuar futet poshtë tavolinave për të shpëtuar kokën.

47-vjeçari prej më shumë se dy javësh qëndronte në një hotel luksoz në një zonë të pasur në San Paulo. Autoritetet braziliane theksojnë se shqiptari u qëllua 4 herë me armë zjarri. Zelka ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që mori.

Ilir Zelka ka qenë pronar i një biznesi në Çeki. Ai kishte hequr dorë si ortak që prej datës 9 mars, por kompania mban ende emrin e tij. Mister mbeten motivet dhe autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco