Vrau dhe varrosi pjesërisht shqiptarin në pyll/ Ekstradohet në Itali 42 vjeçari i lidhur me ‘Ndrangheta’

Vrau dhe varrosi pjesërisht shqiptarin në pyll/ Ekstradohet në Itali 42 vjeçari i lidhur me ‘Ndrangheta’

19:20, 03/12/2020
A+ Aa A-

Pasi akuzohet bashkë me një shqiptar tjetër, për vrasjen e shqiptarit Besnik Metaj, autori 42 vjeçar shqiptari u ekstradua nga Gjermania në Italia.

Sipas informacioneve, trupi i viktimës u gjet në pyjet Cornizzolo në prill 2017.

Pas kontakteve të vazhdueshme dhe të pandërprera me autoritetet gjyqësore gjermane dhe në bashkëpunim me Interpol, mbëmjen e djeshme u krye ekstradimi i shqiptarit, i cili ishte arrestuar edhe për trafikun e drogës.

Në qershor të këtij viti, është arrestuar edhe një shqiptar tjetër i akuzuar për vrasjen.

Kthimi në Itali i personit të arrestuar, mbyll kështu hetimet e karabinierëve të Comos që nga dita e gjendjes së trupit mëngjesin e 2 prillit 2017, pjesërisht i varrosur.

Hetimet dhe operacionet e mëpasshme bënë të mundur nxjerrjen e një kufome mashkull, krejtësisht i zhveshur dhe në një gjendje të përparuar dekompozimi, i cili kishte vrima në kokë të shkaktuara nga armët e zjarrit.  Sipas karabinierëve, bëhej fjalë për “një ekzekutim”.

Autopsia bëri të mundur të konstatonte se vdekja kishte ndodhur disa javë më herët dhe se kishte ndodhura nga tre të shtëna me armë në kokë.

Kontrollet e gjurmëve të gishtave lejuan identifikimin e tij dhe fillimin e hetimeve, nga ku më pas u bë i mundur gjurmimi i dy shqiptarëve.  Zhdukja e viktimës u raportua në polici nga vëllai i tij më 29 mars 2017, i cili nuk kishte asnjë lajm për të që nga 5 marsi i atij viti.

Policia u kthye menjëherë në mjedisin e krimit të organizuar kushtuar trafikut të drogës, gjithashtu sepse zona ku u zbulua trupi i pajetë konsiderohet si një territor në të cilin lëvizin gjithashtu edhe interesat e Ndrangheta. Nga ajo që doli, Metaj u vra dhe u varros në pyll pasi i kishte kërkuar njërit prej dy bashkatdhetarëve një pagesë që lidhje me shitjen e sasive të mëdha të drogës, veçanërisht kokainë dhe marijuanë nga Shqipëria. Hetimet bënë të mundur konstatimin e lidhjes midis grupeve kriminale shqiptare midis Venetos dhe Lombardisë./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco