Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Zani Çaushi kërkon rillogaritjen e viteve të dënimit, gjykata jep vendimin

Zani Çaushi kërkon rillogaritjen e viteve të dënimit, gjykata jep vendimin

15:38, 03/12/2020
A+ Aa A-

Avokati i Myrteza Çaushit, një nga personazhet më të njohur të vitit 1997 në Vlorën e përfshirë nga rrëmuja, është shprehur se çështja e klientit të tij do të shkojë deri në Strasburg.

Këtë të enjte u zhvillua seanca për rillogaritje të viteve të dënimit për Zani Çaushin, ndërsa gjykata shpalli moskompetencë.

Avokati u shpreh se vitet e burgut janë llogaritur gabim, ndërsa thotë se ky problem mund të jetë edhe për shumë persona të tjerë të burgosur.

 ‘Pasi u depozituan aktet nga organi i ekzekutimit të vendimeve penale, ne konstatuam që, Myrteza Çaushi, bazuar në dinamikën e vuajtjes së dënimit ka vuajtur deri më datën 06.11.2020, 20 vite e 10 muaj burgim. Ndërkohë, i njëjti institucion, në muajin qershor të vitit 2020 ka paraqitur një dinamikë tjetër në të cilën thuhet që Myrteza Çaushi ka vuajtur 25 vite e 2 muaj burgim. Në këto dy periudha Zani Çaushit i kanë humbur 4 vite burgim sepse kështu e ka llogaritur IEVP.

Në lidhje me pretendimet e Zani Çaushit, është ankuar në mënyrë të vazhdueshme në këto 2 institucione, të cilat qëllimisht nuk i kanë kthyer përgjigje me shkrim dhe ka arritur në këtë situatë që jemi.

IEVP, me llogaritjen e saj specifike i ka nxjerrë 21 vite burg, kjo është situata dhe unë mendoj që për të gjithë të burgosurit në Shqipëri do jetë një situatë e ngjashme sepse është pothuaj në 60-70% të rasteve dinamika me probleme, do ju këshilloja të burgosurve të bënin një verifikim të llogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit pasi Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë sistem të llogaritjes së vuajtjes së dënimit.

Myrteza Çaushi është një çështje që do shkojë deri në Strasburg, të gjitha këto gjëra që janë bërë, qoftë dinamika të gabuara, qoftë deklarata publike të zyrtarëve të shtetit janë në favor të tij’, tha avokati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco