Vrasje profesionistësh/ Rindërtimi në 3D i ekzekutimit me ‘bukë në gojë’ të shqiptarit në Brazil

Vrasje profesionistësh/ Rindërtimi në 3D i ekzekutimit me ‘bukë në gojë’ të shqiptarit në Brazil

14:08, 03/12/2020
A+ Aa A-

Policia në Brazil ka sekuestruar kamerat e sigurisë me shpresën se përmes pamjeve filmike do të mund të identifikojë dhe më pas arrestojë motoçiklistin që ekzekutoi shqiptarin Ilir Zelka mëngjesin e të martës në një restorant në Jardins, një lagje e pasur në qendër të São Paulos.

Vrasësi u largua menjëherë pasi ekzekutoi 47-vjeçarin shqiptar. Policia e ka regjistruar krimin si vrasje dhe po hetohet si ekzekutim pasi asgjë nuk ishte vjedhur nga viktima.

Ndërkohë mediat në Brazil kanë rindërtuar skemën e vrasjes, ku një burrë i afrohet restorantit dhe qëllon në drejtim të shqiptarit 4 herë.

Përveç kërkimit të pamjeve të kamerave të sigurisë që mund të kenë regjistruar kriminelin, hetuesit po hetojnë edhe mbi motivin e vrasjes.

Sipas oficerëve të policisë, Zelka u qëllua ndërsa po hante mëngjesin brenda bar restorantit “Zurich”.

Dëshmitarët okularë treguan se motoçiklisti u pozicionua në cep të restorantit dhe më pas hapi zjarr.

Plumbat u derdhën mbi shqiptarin, i cili ishte ulur në një karrige, ndërsa po hante në një tavolinë në hyrjen e parkingut. 

Zelka u transportua me urgjencë në spital por nuk mundi tu mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë.

Sipas policisë, vrasësi u largua me motor në Praça David Campista, në Avenida Brasil, ku ai braktisi automjetin e tij dhe ndryshoi rrobat për të mos u njohur.

Sipas menaxherit të bar-restorant “Zurich”, Osmar Américo dos Santos, deri para dy javësh shqiptari vinte në bar-restorant dhe porosiste 3 vakte në ditë.

“Vrasësi nuk i mori asgjë. Ai as nuk hyri në restorant. Ai qëndroi jashtë,” tha Osmar.

Hetimi konfirmoi se Zelka kishte qëndruar në një hotel në Jardins që nga 20 nëntori.

Ilir Zelka ka qenë pronar i një biznesi në Çeki. Ai kishte hequr dorë si ortak që prej datës 9 Mars por kompania mban ende emrin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco