Shqiptari ekstradohet nga Gjermania në Itali për vrasjen e patriotit të tij më 2017

Shqiptari ekstradohet nga Gjermania në Itali për vrasjen e patriotit të tij më 2017

13:32, 03/12/2020
A+ Aa A-

Një qytetar shqiptar është ekstraduar nga Gjermania në Itali, ku akuzohet për vrasje në bashkëpunim të një tjetër shqiptari, Besnik Metaj, 42 vjeç.

Shqiptari i ekstraduar ishte ndërkohë i arrestuar në Gjermani për krime të lidhura me drogën. Pas kontakteve të shumta me autoritetet e drejtësisë gjermane dhe me Interpolin, mbrëmë u krye ekstradimi, ndërkohë që edhe bashkëpunëtori i tij ishte arrestuar në Itali që në qershor.

Ekstradimi në Itali i jep fund hetimit të kryer në vite nga reparti operativ i karabinierëve të Comos, nisur që nga dita e gjetjes së trupit të viktimës, më 2 prill 2017.

Kufoma u gjet pjesërisht e varrosur gjatë pastrimit të një pylli më lokalitetin Pozzolone në Eupilio dhe karabinierët arritën menjëherë në përfundimin se bëhej fjalë për ekzekutim.

Autopsia vërtetoi se vdekja ishte shkaktuar disa javë më herët nga tre plumba në kokë. Identifikimi u bë nga shenjat e gishtave dhe krijoi mundësinë e hapjes së hetimeve që çuan në zbulimin e dy autorëve të krimit. Vëllai i viktimës kishte bërë denoncim për humbjen e tij më 29 mars 2017, pasi nuk kishte pasur kontakte me të që më 5 mars.

Karabinierët e kanë lidhur krimin me drogën, pasi zona është vend aktiviteti i krimit të organizuar të njohur për trafikun e drogës. Nga hetimet ka dalë se Metaj u vra dhe varros në pyll pasi i kishte kërkuar njërit prej dy patriotëve paratë që i detyrohej nga shitja e kokainës dhe marijuanës që vinte nga Shqipëria. Hetimet arritën të zbulonin edhe lidhjet midis grupeve kriminale shqiptare në Veneto e Lombardi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco