Vrasja e dyfishtë në Patos, prokuroria çon për gjykim ish-gardianin e burgut

Vrasja e dyfishtë në Patos, prokuroria çon për gjykim ish-gardianin e burgut

13:31, 03/12/2020
A+ Aa A-

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet ndaj ish-policit të Burgjeve Martin Skëndaj, i akuzuar për vrasje.

Ish-polici, Martin Skëndaj, akuzohet se më 17 dhjetor 2019 ka vrarë me pistoletën e shërbimit shtetasit Manol Rapaj dhe Elis Kapaj.

Dy viktimat, djem tezeje me njëri-tjetrin, mbetën të vdekur në Patos një vit më parë pas sherrit me policin e burgjeve.

Pasi ka vrarë dy kushërinjtë, Martin Skëndaj, është kthyer sërish dhe ka qëlluar një herë viktimën e pajetë Manol Rapaj.

I pandehuri Martin Skëndaj ka qëlluar 13 herë me armë zjarri ndaj dy viktimave pranë qendrës mjekësore të Patosit.

Shkak i ngjarjes është bërë një sherr i ndodhur një ditë para vrasjes mes ish-policit Skëndaj, babait të tij dhe Manol Rapajt.

Manol Rrapaj kishte krijuar një raport intim me motrën e ish-oficerit Skëndaj, e cila ishte divorcuar për shkak të kësaj lidhje.

Martin Skëndaj, tentoi të largohet nga vendngjarja, por u kap në rrugë bashkë me armën e më të cilën vrau dy të rinjtë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco