Mbushen me kanabis pyllin e fshatit, 4 të arrestuar në Lezhë

Mbushen me kanabis pyllin e fshatit, 4 të arrestuar në Lezhë

10:56, 03/12/2020
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 4 persona të cilët akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vela”, janë arrestuar D. Ll., 46 vjeç, A. Gj., 44 vjeç, F. N., 46 vjeç dhe A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Velë dhe Lezhë.

Sipas policisë këta shtetas dyshohet se gjatë vitit 2020, në zonat pyjore të fshatit Velë, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar nga shërbimet policore.

Ja njoftimi i plotë:

Finalizohet pas një hetimi 3-mujor, operacioni policor i koduar “Vela”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Ekzekutohen urdhrat e ndalimit për 4 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, për disa shtetas që merreshin me kultivimin e bimëve narkotike, kryesisht në territorin e Njësisë Administrative Kolsh, në fshatin Velë, u referuan materialet në Prokurori, ku u regjistrua dhe procedimi penal.

Pas një hetimi 3-mujor, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizoi me sukses operacionin policor “Vela”.

Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, u bë ekzekutimi i urdhrave të Prokurorisë, për ndalimin e 4 personave nën hetim, konkretisht:

-D. Ll., 46 vjeç, A. Gj., 44 vjeç, F. N., 46 vjeç dhe A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Velë dhe Lezhë.

Këta shtetas dyshohet se gjatë vitit 2020, në zonat pyjore të fshatit Velë, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar nga shërbimet policore.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco