Përse Rilindja 'de facto' po legalizon biznesin e prostitucionit?!

Përse Rilindja 'de facto' po legalizon biznesin e prostitucionit?!

10:36, 03/12/2020
A+ Aa A-

Ditët e fundit është mësuar se ministria e Drejtësisë ka përmbyllur ndryshimet e Kodit të ri Penal, i cili pritet të votohet së shpejti në parlament. Në draft e fundit janë rishikuar nenet për veprat penale të drogës, krimet seksuale dhe prostitucionin.

Sipas Kodit të ri, ushtrimi i prostitucionit nuk do të konsiderohet më vepër penale siç ka qenë deri më tani, por vetëm kundravajtje pa leje.

Prej kohësh në vendit tonë, herë pas here, hapet debati nëse do të duhet që si në shumë vende të Bashkimit Europia prostitucioni të legalizohet dhe ti nënshtrohet rregullave dhe taksave specifike të mbikëqyrura fort nga shteti. E vërteta është se prostitucioni në vendin tonë lulëzon në mënyrë ilegale dhe i kamufluar, në mënyra të ndryshme.

Janë të shpeshta goditjet e policisë nëpër qendrat e masazheve (si ky i kësaj të enjteje), ku nën mbulesën e këtij biznesi bëhen shërbime seksuale edhe me femra të ardhura nga Europa Lindore e Azia. Gjithashtu mjaft lokale nate në Tiranë ofrojnë një klientelë të tillë.

I përhapur është edhe prostitucioni i “shoqërueseve” si dhe ai online, i cili edhe pse është goditur disa herë, vazhdon që të jetë në veprim veçanërisht në Tiranë.

Këtë biznes shumica e vendeve të përparuara e kanë zgjidhur vetëm duke e legalizuar dhe mbajtur nën kontroll të rreptë nga shteti. Të tjerë shtete në botë, kanë ligje teje të rrepta ndalimi.

Mazhoranca socialiste duket se ka gjetur një zgjidhje “ as mish, as peshk”, duke e “dënuar” ushtrimin e prostitucionit njësoj me kundravajtjen e pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura.

De facto ky është një “legalizim” i tij, por jashtë kontrollit të shtetit dhe sistemit të taksimit siç ndodh me çdo biznes.

Deri më tani krimi i ushtrimit të prostitucionit dënohet deri në tre vite burg dhe përgjatë viteve. ka pasur tentative të shumta për ta ndryshuar këtë nen të Kodit Penal.

Tentativa e fundit ishte në vitin 2015, kur pati një debat politik, publik si dhe në parlament me temë: Të dënohet apo jo ushtrimi i prostitucionit dhe përfitimi i favoreve seksuale kundrejt pagesës?!

Ky debat që zhvillohet sa herë që bëhen ndryshime në Kodin Penal u bë në kuadër të “firmosjes” apo jo të ndryshimeve ligjore.

Flamurtarë të këtyre ndryshimeve të kërkuara, ishin deputetët e “Rilindjes”. Duke qenë se kjo çështje mbeti pezull, Gjykata e Lartë iu drejtua gjatë muajit prill 2015 me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për dekriminalizimin e nenit 113 të Kodit Penal, për veprat penale që lidhen me prostitucionin. Kjo kërkesë u shqyrtua në seancën e 23 Prillit, ndërsa në vendimin e saj kjo gjykatë la në fuqi dënimin si për femrat e shfrytëzuara, si për përfituesit e favoreve seksuale, duke rrëzuar kërkesën e Gjykatës së Lartë, me argumentimin se dënimi prek si palën ofruese dhe palën përfituese të favoreve seksuale kundrejt lekut dhe se ky ligj nuk përmban diskriminim gjinor.

Edhe në vitin 2013 është zhvilluar  në Komisionin e Ligjeve një debat i ashpër për të njëjtën temë ku deputetët e Rilindjes, Vasilika Hysi dhe Ermonela Felaj, mbështetën propozimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi  për ndryshimin e nenit “për prostitucionin”. Por pas presionit të madh publik, të gjitha palët në Komision e hodhën poshtë me votë.

Vetëm 5 muaj përpara zgjedhjeve, Rilindja e Ramës, ka vendosur që as të mos e legalizojë hapur dhe as të mos e penalizojë rëndë prostitucionin, por de fakto ta lejojë që të lulëzojë në ilegalitet të “legalizuar”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti03/12/2020 16:07

per mua jo nuk lejohete prositucjoni ne shqiperi keligje 190018801700 1600 1250 dhe viti 1945 edalon prositucjoni ne shqiperi

Shto koment

Denonco