Greqia ul traun në Kapshticë: Deri më 14 dhjetor nuk kalon askush

Greqia ul traun në Kapshticë: Deri më 14 dhjetor nuk kalon askush

10:09, 03/12/2020
A+ Aa A-

Greqia shtyn hapjen e pikës kufitare të Kapshticës dhe 10 ditë të tjera. Ndonëse ishte planifikuar që Kapshtica të qëndronte e mbyllur deri më 4 dhjetor, autoritetet greke kanë vendosur hapjen e saj më 14 dhjetor.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë.

NJOFTIMI

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020.

Sqarojmë se deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco