12 të infektuar/ Jetimorja e Vlorës futet në karantinë

12 të infektuar/ Jetimorja e Vlorës futet në karantinë

10:07, 03/12/2020
A+ Aa A-

Shtëpia e Fëmijës në Vlorë ka marrë vendim për karantinim, duke mos lejuar hyrje-daljet në këtë institucion. “Panorama” mëson se stafi dhe fëmijët do të karantinohen brenda ambienteve të shtëpisë.

Kujtojmë që 4 fëmijë janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që në këtë institucion janë 22 fëmijë nga mosha 0-6 vjeç.

Po ashtu të konfirmuar me Covid-19 janë edhe 8 pjesëtarë të stafit të cilët ndodhen të karantinuar në banesat e tyre.

Stafi do të qëndrojë në karantinë për një periudhë dy javore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco