Shqiptari në Brazil u ekzekutua nga një motoçiklist, ja çfarë panë dëshmitarët

Shqiptari në Brazil u ekzekutua nga një motoçiklist, ja çfarë panë dëshmitarët

18:48, 02/12/2020
A+ Aa A-

Ilir Zelka u vra ditën e sotme në Sao Paolo në Brazil me disa plumba ndërsa po kalonte mëngjesin një një lokal në zonën e Jardins.

Dëshmitarët i thanë policisë se vrasësi ishte me një motoçikletë kur qëlloi ndaj 47-vjeçarit.

Sipas dëshmive të tyre, autori kishte veshur një këmishë të kuqe dhe kishte një skafandër rozë.

Autori u drejtua në vendin e ngjarjes, qëlloi më shumë se një herë dhe iku pa marrë asgjë nga vendngjarja, në një krim ku nuk u lëndua askush tjetër.

Krimi sipas grupit hetimor ndodhi rreth orës 11:10 të mëngjesit.

Fakti që autori nuk vodhi asgjë i bën hetuesit të besojnë se nuk kishin të bëjnë me një grabitje (vjedhje e pasuar me vdekje), por më tepër me një vrasje me dashje (me qëllim vrasjen).

Pasi qëlloi mbi shqiptarin, autori u largua me motorin e tij të cilin e braktisi në sheshin David Campista, në 'Avenida Brasil', e cila është pranë vendit të krimit.

Sipas policisë, motoçikleta e përdorur në krimin ishte një Honda CG 150 Titan Ks e zezë, me një targë Curitiba.

Viktima u transportua në Spitalin 'das Clínicas', por nuk u rezistoi dot plagëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco