Detaje të reja/ Si u vra shqiptari në Brazil në restorantin ku po kalonte mëngjesin

Detaje të reja/ Si u vra shqiptari në Brazil në restorantin ku po kalonte mëngjesin

18:37, 02/12/2020
A+ Aa A-

Janë zbuluar detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i shqiptarit, Ili Zelka, ditën e djeshme në qytetin e Sao Paolo në Brazil. Sipas mediave braziliane shqiptari u qëllua për vdekje, ndërsa ishte ulur në një restorant në Jardins, në rajonin qendror të São Paulo.

Policia po heton ende shkaqet e vrasjes.

Autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar ende nga policia.

Zelka mësohet se ka qëndruar në një hotel të nivelit të lartë, që nga 20 nëntori.

Gjatë mëngjesit, ai ishte ulur në Bar-Restorant Zurich, në një cep midis Lorena Mall dhe Pamplona Street, në momentin kur u vra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco