Pamje të rënda, si u përplasën të rinjtë me armë në Elbasan që përfundoi me plagosje

Pamje të rënda, si u përplasën të rinjtë me armë në Elbasan që përfundoi me plagosje

18:05, 02/12/2020
A+ Aa A-

Pak ditë më parë një përplasje me armë ndodhi në qytetin e Elbasanit midis shtetasit Elvis Koçi dhe disa personave të tjerë.

Ora News ka publikuar pamje nga momenti i sherrit midis të rinjve. Deri më tani janë arrestuar  shtetasit Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa është në kërkim nga policia shtetasi Migert Qosja.

Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Ora News, në automjetin e parë tip “Ford”, janë Feliks Filaj, Erik Çekani dhe Migert Qosja ndërsa në mjetin tip “Mazda” Elvis Çaushllari.

Burimet bëjnë të ditur se mes tyre ka pasur një debat, i cili më pas është shoqëruar dhe me përplasje fizike.

Nga pamjet duken tre persona që dalin nga mjeti tip “Ford”,  ndërsa përplasja vazhdon me Çaushllarin të cilin e godasin.

Duket se është ky i fundit që ka qëlluar njërin prej tyre me armë, ç’ka ka sjellë dhe largimin e peronave të tjerë

Më tej Çaushllari i është afruar makinës tjetër ku dhe është qëlluar me armë duke e plagosur në shpatull.

Beteja me armë nuk ka përfunduar këtu teksa të rinjtë vazhdojnë përplasjen fizike.

Pas ngjarjes Çaushllari i është drejtuar spitalit ku dhe është ndaluar nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco