Interpol në alarm: Krimi i organizuar pritet të ndërhyjë te vaksinat

Interpol në alarm: Krimi i organizuar pritet të ndërhyjë te vaksinat

12:53, 02/12/2020
A+ Aa A-

Agjencia më e madhe botërore anti-krim, Interpol, ka lëshuar alarmin për një ndërhyrje të mundshme të krimit të organizuar ndërkombëtarë në shpërndarjen e vaksinave anti-Covid, pak orë pasi Britania e Madhe miratoi përdorimin e kësaj vaksine.

Interpol njoftoi se kishte lëshuar një alarm global për zbatimin e ligjit në 194 vendet anëtare të saj, duke i paralajmëruar që të përgatiten për ndërhyrjen e krimit të organizuar në shpërndarjen e vaksinën, reklamimet e rreme dhe jo vetëm.

“Ndërsa qeveritë po përgatiten të nisin vaksinimin, organizatat kriminale po planifikojnë të infiltrojnë ose të ndërpresin zinxhirët e furnizimit. Rrjetet kriminale do të synojnë gjithashtu të kontaktojnë qytetarë që nuk dyshojnë vërtetësinë, përmes faqeve të internetit të rreme dhe vaksinave false, të cilat mund të paraqesin një rrezik për shëndetin dhe jetët e njerëzve”, shkroi në Twitter ditën e sotme Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock.

Siç shkruan 'The Guardian', rrjetet e organizuara kriminale mund të synojnë vaksinat dhe të nisin shitje të dozave të rreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco