Komiteti Teknik: Do të vijojnë këto masa kufizuese pa afat

Komiteti Teknik: Do të vijojnë këto masa kufizuese pa afat

12:11, 02/12/2020
A+ Aa A-

Komiteti Teknik i Ekspertëve deklaroi se masat e kufizimit, që ishin në fuqi deri sot, do të vazhdojnë pa afat. Drejtuesja e KTE, Mira Rakacolli deklaroi se nëse do vazhdojë situata e rëndë, do të aplikohen masa shtesë.

“Komiteti bëri një analizë të shifrave dhe në mbledhje kemi vendosur për të vijuar këto masa. Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona. Do të vijojë kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00, universitetet do të vazhdojnë online. Të gjitha këto masa do të jenë pa afat”, tha Rakacolli, kryetare e komitetit.

Ndërkohë, Eugena Tomini u shpreh se masat aktuale po japin rezultat duke sjell një ulje të lehtë të rasteve të reja. “Vendi po vijon me intensitet të lartë me koronavirus. Incidenca vijon e lartë, kemi kaluar në 347 raste për 100 mijë banorë. Në javën e fundit kemi një tendecë në ulje. Duhet të theksohet se Tirana mban peshën kryesore, e ndjekur nga Gjirokastra dhe qarku i Lezhës. Java e fundit ka treguar një ndikim të masave të fundit”, u shpreh Tomini.

Kjo do të thotë se:

-Do të vazhdojë kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery).

-Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Komiteti rekomandon për administratën publike punën nga shtëpia.

-Ndalohen grumbullimet me më tepër se 10 persona.

-Universitetet vazhdojnë online, kurse për arsimin parauniversitar do ketë mësim të alternuar.

-Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ndalimin e mbledhjeve partiake dhe tubimet.

-Ndalohen konferencat, ceremonitë e festave dhe ceremonitë martesore. Ndërsa për ceremonitë mortore lejohet vetëm familja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini02/12/2020 16:43

Po keni 9 muaj qe vetem vendime merrni dhe shifrat e infeksionit lart e me lart. Genjeni veten tani, qe shifrat jane ne ulje. Jepni nje tregues, sa ishte perpara marrjes se masave te caktuar, dhe sa eshte 1 muaj apo 2 jave pas marrjes se masave. Asnje tregues nuk keni guximin te nxirrni. Turp, turp, turp!

Shto koment

Denonco