Po qëllonte mbi burrin e saj, gruaja në Lezhë i mori armën autorit

Po qëllonte mbi burrin e saj, gruaja në Lezhë i mori armën autorit

11:21, 02/12/2020
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur paraditen e së martës në Balldren të Lezhës, ku Hilë Gjini, 43-vjeç, u qëllua me armë zjarri pranë banesës nga 69-vjeçari Gjergj Gjini.

Bashkëshortja e 43-vjeçarit Hilë Gjini, mësohet se ka neutralizuar bashkëfshatarin e tyre Gjergj Gjini që të mos vijonte me të shtënat e armës.

Sapo 69-vjeçari ka nxjerrë armën, ajo ka zbritur në tokë nga dera e pasme e mjetit dhe është përleshur me autorin.

Siç raporton Abc News, bashkëshortja e 43-vjeçarit fillimisht ka mundur t'i ulë dorën e me pas t'i rrëmbejë armën të moshuarit Gjergj Gjini, i cili në ato momente po qëllonte drejt bashkëshortit të saj.

Shenjat në duar të lëna nga përleshja evidentohen në duart e bashkëshortes së Gjinit, e cila është kujdesur edhe për fëmijët e mitur që ndodheshin në makinë.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, i plagosuri që ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës ka mohuar të ketë pasur konflikte me autorin e ngjarjes, pavarësisht se ai pretendon se i ka helmuar delet 15 vite më parë.

Kjo ngjarje mund të evitohej, pasi sipas informacioneve policia ka qenë disa herë te banesa e tij, ku edhe mund të kishte evidentuar armën zjarrit të cilën e kishte pa leje.

Ai ka thënë se gjithçka do t’ia lërë në dorë drejtësisë si për hetimet ashtu edhe për dënimin që do t’i jepet autorit që e plagosi. Sakaq, si i plagosuri po ashtu edhe autori shprehen se gjithçka ka nisur për një rrip toke kullote.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco