Vaksina vjen në Greqi e Turqi/ Qeveria jonë na jep vetëm video 3D

Vaksina vjen në Greqi e Turqi/ Qeveria jonë na jep vetëm video 3D

10:52, 02/12/2020
A+ Aa A-

Vaksina kundër koronavirusit mund të mbërrijë shumë pranë Shqipërisë para Vitit të Ri. Ndërkohë qeveria e Rilindjes na jep pa ndërprerje vetëm video në 3D.

Qeveria greke jep lajmin e mirë se vaksina do të jetë në dispozicion të qytetarëve brenda pak javësh.

Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas tha në një intervistë për Mega Tv, se programi për vaksinimin pritet të përfundojë në fund të qershorit të vitit të ardhshëm, raporton Ekathimerini.

Ai tha gjithashtu se qeveria do të nisë një fushatë mbarëkombëtare për të luftuar keqkuptimet në lidhje me vaksinën.

Kurse autoritetet turke bëjnë me dije se do të nisin vaksinimin kundër koronavirusit më datë 11 dhjetor dhe të parët që do të marrin vaksinën do të jenë pjesëtarët e personelit shëndetësor.

Lajmi u dha nga ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca i cili nënvizoi se brenda muajit, Turqia do të ketë 20 milionë doza të vaksinës kineze Sinovac.

Deri në këto momente vaksinat në fazë eksperimentale janë aplikuar tek 12 mijë vullnetare në 12 provinca të Turqisë tek personeli shëndetësor dhe qytetarë të moshës 18-59 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco