Qëlluan me breshëri biznesmenin, provat që mund të 'fundosin' autorët

Qëlluan me breshëri biznesmenin, provat që mund të 'fundosin' autorët

10:24, 02/12/2020
A+ Aa A-

Dalin në dritë të tjera detaje nga atentati me armë zjarri ndaj biznesmenit Aleksandër Deda në Lezhë.

BW raporton se pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash biznesmenin, autorët janë larguar me një mjet, i cili pas verifikimeve ka rezultuar tip “Audi”, i vjedhur në Lushnje, ndërsa targat AA481GU janë denoncuar të vjedhura në Lezhë.

Ndërkohë, ky mjet është gjetur i djegur në fshatin Pllanë.

Gjatë kontrollit është sekuestruar një armë automatik model 56, dhe në afërsi të mjetit një aparat celular tipi “Nokia”. Provat materiale të sekuestruara janë çuar në laborator shkencor për t’u analizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco