Skema e ekzekutimit në Vlorë/ Viktima tentoi të largohej me makinë...

Skema e ekzekutimit në Vlorë/ Viktima tentoi të largohej me makinë...

09:41, 02/12/2020
A+ Aa A-

Kur kanë kaluar rreth 12 orë nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Benjamin Bezhanaj (Bezhani) në qytetin e Vlorës, ende nuk ka asnjë të ndaluar si të dyshuar për ngjarjen e rëndë, që rikthen edhe njëherë tjetër frikën nga krimi në qytetin bregdetar.

Policia ndodhet ende në vendin e ngjarjes në fshatin Dukat, duke kryer kontrolle në të gjithë rrugicat e fshatit, ndërsa ka zgjeruar dhe perimetrin e sigurisë, në vendin ku u vra me 8 plumba Bezhanaj.

27-vjeçarit i bënë pritë teksa po kthehej për në banesën e tij, pasi kishte lënë në shtëpinë e saj të fejuarën, ndërkohë që dyshohet se i ka pikasur autorët, por nuk ka mundur që të shpëtojë prej tyre.

Grupi hetimor ka ka ndërtuar ndërkohë dhe skemën paraprake sesi ka ndodhur ngjarja, ku edhe sot janë të vendosura shiritet e skenës së krimit.

I riu po hynte me mjetin e tij në fshatin Dukat. Në fund të rrugicës ka parë që i është bërë pritë dhe pa dalë nga makina, ka ecur me shpejtësi mbrapsht. Ndërkohë është qëlluar në drejtim të tij. Pa dalë nga rrugica, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Aty i janë afruar dhe kanë qëlluar sërish në drejtim të tij, duke e lënë pa jetë pasi e kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Policia po heton mbi të shkuarën e tij në Itali, por edhe për ndonjë konflikt në Shqipëri. E vështirë për policinë pista e dytë, pasi i riu rezulton pa precedent penal dhe i papërfshirë në konflikte. Në Dukat njihet si familje e qetë, babai punon në administratën e njësisë administrative, ndërkohë që ngjarja ka lënë të shokuar të gjithë të afërmit e familjes.

Sa i takon zonës ku ka ndodhur ngjarja ajo është e pandriçuar mirë, dhe nuk bëhet fjalë që të ketë kamera sigurie në afërsi, ç’ka mund ta bëjë më të vështirë identifikimin e autorëve, të cilët janë larguar të pashqetësuar nga vendi i krimit.

Banorët e fshatit shprehen me superlativa për të riun dhe familjen e tij duke thënë se ata nuk dinin që ai të kishte ndonjë sherr apo problem.

Videoja:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco