Vrasja në Vlorë/ Shoqërohen 10 persona, ja pistat ku po hetohet

Vrasja në Vlorë/ Shoqërohen 10 persona, ja pistat ku po hetohet

08:50, 02/12/2020
A+ Aa A-

Edhe pas 12 orësh tashmë nga vrasja e mbrëmshme që tronditi fshatin Dukat, Policia e Vlorës nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, kjo ndoshta dhe për shkak të terrenit të vështirë ku ndodhi krimi.

Burimet brenda bluve të Vlorës bëjnë me dije për Syri.net se gjatë këtyre orëve janë marrë në pyetje mbi 10 persona për atentatin ndaj Benjamin Bozhanit.

Janë këta dëshmitarë që mund ta kenë parë ngjarjen, të afërt të viktimës dhe banorë të fshatit. Burimet gjithashtu bëjnë me dije se është goditur me armë kallashnikov nga distancë e afërt mbi 10 herë nga pjesa e përparme e makinës.

Pjesa më e madhe e plumbave kanë goditur trupin e 27-vjeçarit. Makina me të cilën udhëtonte i riu është Benz C-klas ngjyrë gri.

Policia e Vlorës po heton disa pista ku më kryesoret janë e shkuara e 27-vjeçarit që ka vuajtur dënim në Itali. Ai kishte një vit që ishte kthyer. Por po hetohen edhe konflikte të kohëve të fundit.

Benjamin Bozhani është djali i Faslli Bozhanit. Ngjarja ka ndodhur 50 metra larg rrugës kryesore Vlorë-Llogara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco