Raste e reja me Covid në Berat, 3 janë mësues, infektime dhe në burg e bashki

Raste e reja me Covid në Berat, 3 janë mësues, infektime dhe në burg e bashki

08:12, 02/12/2020
A+ Aa A-

Nga 27 rastet e reja pozitive me koronavirus të konfirmuara një ditë më parë në Berat, 6 janë në institucione dhe 1 në fasoneri.

Përkatësisht mësohet se janë infektuar 2 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bilcë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “1 Maji”, 1 polic në Burgun e Beratit, 1 arkëtare e Bashkisë, 1 punonjës i OSHE-së në Skrapar dhe 1 punonjëse në fasonerinë “Italstyle”.

E marta e 1 dhjetorit u mbyll sërish me një bilanc të rëndë për shkak të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 12 viktima dhe 832 raste të reja.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco