Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

FOTO/ Ja kush është viktima e atentatit në Vlorë, u qëllua pasi...

FOTO/ Ja kush është viktima e atentatit në Vlorë, u qëllua pasi...

21:54, 01/12/2020
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Orikum Llogara në Dukat -Fushë të Vlorës, ku si pasojë është shënuar një viktimë.

Burime bëjnë me dije se 27-vjeçari Benjamin Bezhani është viktima e atentatit. 27-vjeçari ka qenë në burg në Itali para disa kohësh.

Në drejtim të makinës ku ndodhej viktima është qëlluar mbi 10 herë, duke bërë që ajo të dalë nga rruga.

Viktima para pak kohësh ka ardhur nga emigrimi. Ai ka tentuar t'u largohet personave që e godisnin, por pa mundur dot.

Raportohet se ai ka çuar të fejuarën në shtëpi dhe më pas ka dalë.

Atij i është bërë pritë dhe e kanë goditur me breshëri. Bezhani ka mbetur i vdekur në vend. Në përpjekje për t'u larguar nga atentatorët, automjeti i tij ra në kanal.

Pas atentatit policia ka ngritur post-blloqe pranë Ujit të Ftohtë dhe po kontrollon zonën për të bërë të mundur kapjen e atorit ose të autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco