Shkatërrohet rrjeti shqiptaro-spanjoll/ Sekuestrohen mbi 1 mln euro pasuri dhe një stilolaps-pistoletë

Shkatërrohet rrjeti shqiptaro-spanjoll/ Sekuestrohen mbi 1 mln euro pasuri dhe një stilolaps-pistoletë

20:12, 01/12/2020
A+ Aa A-

Policia spanjolle shkatërroi një rrjet kriminal që kultivonte hashash, për ta shpërndarë më pas drejt Europës.

Pas aksionit, në pranga ranë 30 persona, shqiptarë dhe spanjollë.

Grupit iu sekuestruan pasuritë me vlerë 1 milionë e gjysmë euro, 7 automjete luksoze dhe 7 armë zjarri, ku spikat një stilolaps-pistoletë, i bërë në mënyrë artizanale, apo edhe një paralizues që përdorej nga anëtarët e këtij rrjeti kriminal.

Gjithashtu, u sekuestruan edhe 13 mijë bimë dhe 64 mijë euro.

Operacioni i zhvilluar në Granada u kodua “Kështjella”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco